Gjatë ditës së sotme, numri i rasteve ditore me COVID-19 në Britaninë e Madhe ka shkuar në 18 mijë e 270 brenda 24 orëve, duke bërë kështu që numri i rasteve të sotme të jetë më i larti që nga 3 shkurti i këtij viti.
Siç raportojnë mediat britanike, shifrat e 24 orëve të fundit shënojnë një rritje për 20 përqind të infektimeve.
Pas rritjes së rasteve ekspertët paralajmërojnë se vendi është në prag të kaplimit nga një vale e tretë e Covid-19 si rezultat i variantit Delta i cili është shumë lehtë i transmetueshëm tek të tjerët.
Kjo rritje alarmante e rasteve të reja në Angli vjen edhe përkundër faktit se atje janë vaksinuar me dozën e parë mbi 44 milionë qytetarë.
“Kujdes me këto postimet”, Elijona dhe Klodi vaz...
Ekipi i FSK-së udhëton drejt Gazës
Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda në...
The Collector: Shqipëria shtatë qytetet historike që po push...
Të shtënat në darkën e Trump me gazetarë, Shërbimi Sekret i ...
“Vetëm pak metra larg meje”: Gazetari i CNN rrëfen tmerrin k...