Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe bëri të ditur se nesër vjen dërgesë me vaksina prej 100 mijë vaksinave “Pfzier”.
Ai tha se të dielën me mbërrijnë edhe 500 mijë vaksinat kineze, ndërsa nga dita e hënë do të përdoren.
Ministri Filipçe po ashtu përmendi se vaksinimi po zbatohet sipas Planit Nacional për Imunizim. Momentalisht vaksinohen personat e moshuar të cilët kanë aplikuar në ueb-faqen vakcinacija.mk, ndërsa vaksinohen edhe personat të punësuar në infrastrukturën kritike. Deri tani janë vaksinuar një e treta e kuadrit arsimor, ndërsa deri në fund të verës planifikohet të imunizohen edhe mësimdhënësit e tjerë.
Ndryshe, në Maqedoni janë aplikuar gjithsej 488.010 doza të vaksinave, ndërsa 206.163 qytetarë janë rivaksinuar./Telegrafi/
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...
Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë