Policia e Kosovës përkatësisht njësiti për Hetime të Përgjithshme në Prishtinë, ka raportuar se ka arrestuar tre persona për dy raste të ndara.
Arrestimi i parë është realizuar mbrëmë, lidhur me një rast që ka ndodhur më datën 22.06.2021 në fshatin Hajvali, i cili fillimisht është cilësuar si Tentim rrëmbimi, thuhet në njoftim.
Që nga dita e raportimit hetuesit policor të rajonit të Prishtinës, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe dje kanë arritë të identifikojnë dhe sigurojnë prezencën e personit të dyshuar:
-S.R. mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, për veprën Marrje apo mbajtje e kundërligjshme e fëmijut.
Rasti i dytë, për të cilin sot janë arretuar dy persona të dyshuar:
-E.A. mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe
-A. R mashkull 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,ka ndodhur me datën, 05.02.2021 në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë.
Pjesë e operacionit ka qenë edhe kontrolli në dy lokacione, ku policia ka gjetur dhe sekuestruar:
-një pistoletë
-dy thika
-një antiplumb etj.
Personat e arrestuar dyshohen për veprat, privim i kundërligjshëm i lirisë, vetëgjyqësi si dhe armëmbajtje pa leje.
Pas intervistimit personat e dyshuar janë proceduar më tej konform autorizimit te prokurorit të shtetit. /arbresh.info/

Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”