Komuna e Gjilanit do të nisë të premten fazën e parë të dezinsektimit hapësinor për të krijuar një ambient pa insekte të dëmshme.
Drejtori i Shëndetësisë Selami Xhemaili, ka konfirmuar se të gjitha përgatitjet janë bërë dhe se dezinsektimi do të vazhdojë për pesë ditë me radhë nga ora 19:30 deri 24:00.
Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët luten që t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda, sikurse një kujdes i veçantë duhet të kenë edhe bletarët të cilët rekomandohen t’i mbyllin bletët e tyre nga ora 19:30 deri në orën 05:00.
Dezinsektimi do të bëhet në zonën urbane dhe në fshatra./arbresh.info/
Papa Leoni sërish i përgjigjet Trumpit: Misioni ynë është pr...
Rryma nuk u shtrenjtua sivjet – por çka fshihet pas kësaj?
Konjufca takon kryediplomaten irlandeze, kërkon mbështetje p...
Bes Kallaku publikon foto me të dashurën: Ti ma zbukurove je...
Parashikimi i motit për nesër
Shtyrja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së, Gucati: Vendi...