Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve ka kujtuar kohën kur ajo ishte intervistuar si refugjate nga gazeta britanike “Guardian” në vitin 1999.
Ajo në një postim në Twitter ka kërkuar që njerëzit të mos i mbyllin dyert për refugjatët. “22 vjet më parë u intervistova nga prestigjiozja britanike “The Guardian”, si refugjate.
22 vjet më pas, si presidente e një Kosove të lirë dhe të pavarur, unë u bëj thirrje të gjithëve që të zgjedhin njerëzimin para injorancës dhe të mos i mbyllin dyert për refugjatët. Të hapësh dyer do të thotë të shpëtosh jetë. Dita Botërore e Refugjatëve”, ka shkruar Osmani. 20 qershori – Dita Botërore e Refugjatëve është themeluar nga OKB-ja për të nderuar guximin, forcën dhe vendosmërinë e grave, burrave dhe fëmijëve të cilët janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nën kërcënimin e persekutimin, konfliktit dhe dhunës.
Evropa aktualisht është duke kaluar në një krizë të refugjatëve e cila ka nisur kur fluksi i madh i njerëzve filluan të ikin nga konflikti në Lindje të Mesme dhe Afrikë. Të dhënat e fundit e Organizatës së Kombeve të bashkuara tregojnë se mbi 70 milionë njerëz kanë ikur nga vendet e tyre për shkak të luftërave në mbarë botën.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...