Përfaqësuesit e sipërmarrjeve private, nën grupimin e Unionit Turistik Shqiptar, i janë drejtuar përmes një letre ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, si dhe drejtoreshës së Komitetit Teknik, Mira Rakacolli.
Në deklaratën e tyre ata kërkojnë ndryshimin e masave kufizuese ndaj covid-19, si zgjerimin e fashës së orës policore, që aktualisht është nga 23:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit, si dhe lejimin e muzikës në lokale.
Unioni Turistik Shqiptar thotë se me masat anti-Covid në fuqi po penalizohen turistët që vijnë me charter-a pas orës 12:00. Sipas tyre ka pasur raste edhe kur turistët janë gjobitur për shkak të orës policore. Gjithashtu kërkohet shtyrja e orës së lejimit të muzikës deri në mesnatë, dhe jo siç është tani deri në orën 22:00.
Unioni Turistik Shqiptar thotë se ka marrë ankesa nga turistët të cilët “janë të pakënaqur ngaqë nuk kanë ardhur për t’u mbyllur në dhomë, por për të pushuar dhe për tu argëtuar”. /TCh/

Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri