Mbrojtësi i Sevillas, Jules Kounde është etiketuar nga Real Madridi si lojtari ideal që mund të zëvendësojë kapitenin e larguar, Sergio Ramos.
Largimi i Ramosit nga Real Madrid ishte një eventualitet që klubi gjithmonë e dinte se do të ndodhte, megjithëse pak menduan se do të ishte në verën e 2021.
Megjithatë, drejtuesit e klubit nga Santiago Bernabeu nuk po qëndrojnë duarkryq dhe tashmë kanë etiketuar pasuesin e Ramosit.
Sipas gazetës Marca, Jules Kounde nga Sevilla shihet si ideali për të zëvendësuar veteranin spanjoll në qendër të mbrojtjes së Realit.
Kounde është lidhur me Manchester United si rezultat i ngritjes së tij të madhe te Sevilla, megjithëse Los Blancos gjithashtu i njeh talentet e tij mbrojtës.
Francezi i talentuar ka një klauzolë blerje prej 80 milionë eurosh dhe kjo mund të shihet si problematike për Florentino Perez, veçanërisht në një kohë kur po bën shkurtime të kostove financiare.
Por, mediumi spanjoll shton se është e vështirë të gjesh një zëvendësim të përshtatshëm për Ramosit brenda buxhetit të kufizuar dhe Reali mund të bëjë një sforco finaciare për transferimin e Koundes. /Telegrafi/
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...