Ministrja e Drejtësisë në Shqipëri, Etilda Gjonaj ka thënë se sot ka filluar vaksinimi anti-COVID në burgje.
Gjonaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se vaksinimi ka filluar për kategoritë e të burgosurve me sëmundje kronike dhe atyre mbi 55 vjeç.
“Me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe strukturat e saj shëndetësore filloi vaksinimi kundër Covid-19 të personave të dënuar. Vaksinimi ka filluar në IEVP “Jordan Misja” për kategoritë e të burgosurve me sëmundje kronike dhe atyre mbi 55 vjeç dhe në IEVP “Ali Demi” për gratë e dënuara. Ky proces i sapofilluar pas vaksinimit të trupës policore, do të vijojë për të mundësuar edhe më tej lehtësimin e masave për t’iu kthyer normalitetit në institucione. Kujtojmë që më herët, në sistemi e burgjeve janë vaksinuar edhe trupa policore dhe stafi civil”, ka shkruar Gjonaj.
Reduktime të rrymës sot dhe nesër, njoftim me rëndësi nga KO...
“Miri shkon te dyqani i Stelinës dhe iu blen lule dash...
Rinumërimi i votave mund të zgjasë deri në dy javë
Intervistohen tetë prokurorët që aplikuan për avancim në Pro...
“Kam prime në BBVA”, Monika Kryemadhi thotë se ë...
Urbanizimi i pakontrolluar, shkaku kryesor i vërshimeve të f...