Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, ka mbajtur sot takimin e radhës të udhëhequr nga nënkryetari, Arbër Ismajli, për vlerësimin e situatës gjatë javës.
Nënkryetari Ismajli ka bërë të ditur se deri tani janë vaksinuar 5654 gjilanas kundër COVID-19, derisa konfirmoi se procesi i vaksinimit po shkon mirë, pa vonesa e pa tollovi.
Ndryshe, pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 21632 mostra, 6439 kanë rezultuar pozitivë, 6283 janë shëruar, 146 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 10 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 2 persona, dhe 25 mostra në pritje për rezultat.
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...