Një tërmet nënujor i cekët me madhësi prej 5.8 Rihter goditi sot (të mërkurën) disa pjesë të Indonezisë lindore.
Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës tha se nuk kishte kërcënim për një cunami të madh, megjithëse niveli i detit u rrit rreth 0.5 metra, ndoshta për shkak të një orteku nënujor, shkruan cnn.
Shefi i Agjencisë së Zbutjes së Fatkeqësive në Maluku, Henri Far Far, tha se banorët përgjatë bregdetit në nën-rrethin Tehoru u kapën nga paniku për shkak të tërmetit, dhe iu është thënë të shpërnguleshin në një nivel më të lartë të tokës. Ai tha se muret dhe dyshemetë e disa ndërtesave janë çarë.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti ndodhi rreth 10 kilometra nën det, 70 kilomtra nga qyteti Amahai në ishullin Seram në provincën Maluku. /arbresh.info/
Zëvendësministri i MPJD-së merr pjesë në pritjen e Konsullat...
Rreth 70% e familjeve në Prishtinë të pakënaqura me ngrohjen
Kurti: AKI po avancon kapacitetet dhe po forcon sigurinë kom...
Zelensky: Ukraina nuk po e humbet luftën, ne kemi çliruar mj...
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...