Presidenti i Serbisë , Aleksandar Vuçiq ka thënë pas takimit të sotëm në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se është rënë dakord për të vazhduar dialogun në nivelin më të lartë deri në fund të korrikut.
“Kjo është diçka që do të garantonte paqen për një periudhë më të gjatë, është e panevojshme të komentosh për gjithçka tjetër”, tha Vuçiq, njofton Klankosova.tv.
Ai theksoi se Kurti shkoi për ta pyetur se kur do të njihte pavarësinë e Kosovës dhe përgjigja e tij ishte – “kurrë”.
– Epo, atëherë ai shpërtheu – tha Vuçiq.
Ai ttheksoi se Serbia ka përmbushur të gjitha detyrimet dhe gjithçka që Bashkimi Evropian kërkoi prej saj.
“Sot kemi dëgjuar prej tyre që Jezusi lindi më 14 shkurt, e dëgjojmë për herë të parë. Ne ofruam gjithçka dhe u thamë atyre se do të jepnim gjithçka për viktimat që u duheshin, por ata nuk donin të flisnin për këtë, ata donin të flisnin për Veljko Odalovic. Serbia nuk do të ndalet së foluri për dialog”, raporton TvPink, transmeton Klankosova.tv.
Siç deklaroi ai, shqiptarët nuk duan të flasin për Asociacionin derisa Serbia të njohë një Kosovë të pavarur.
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...
Haxhiu: E kam ofruar pozitën e kryeparlamentares që të shman...
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Kurti thekson rë...