Policia në Durrës ka vënë në pranga tre persona për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Narkotikët në DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë I. H., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik nga policia iu gjet 14.5 gr lëndë narkotike e dyshuar marjiuanë, që u sekuestrua.
Po ashtu, policia arrestoi G. T., 46 vjeç pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Kurse, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë A. A., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi ka aksidentuar një 86-vjeçar me inicialet R. D., ndërsa drejtonte mjetin tip “Volkswagen”.
I moshuari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Arsenal vazhdon të jetë i pamposhtur në Ligë të Kampionëve &...
Juventus shënon fitore solide ndaj Pafosit – Zhegrova ...
Dumani mbyll mandatin, ambasada e SHBA: Vendosi standard në ...
Yjet kanë një shenjë të preferuar për 2026-ën dhe që është…
Do i rezistojnë Inteligjencës Artificiale/ Punët më të kërku...
Paralajmërim i ri mjekësor: Ilaçet e dobësimit ju plakin der...