Një qytetar në Ferizaj ka dorëzuar në stacion policor një portofol të gjetur në fshatin Balaj.
Portofoli në fjalë i përkiste 30 vjeçares, Arta Gashi mësimdhënës nga qyteti i Ferizajt, transmeton arbresh.info
“Pas procedurave të verifikimit të pronares në prani të policisë, pronares i kthehen paratë ( 14.5 euro, 1 denar MKD dhe dokumentet e saj, letërnjoftimi i RKS, letërnjoftimi i MKD, patentë shoferi i RKS dhe 4 kartela bankare)”, është bërë e ditur në komunikatën e lëshuar për medie.
Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarin Ymri Nuhaj për dorëzimin e këtij portofoli në stacionin e policisë.
Njoftimi i plotë:
Sot , rreth orës 16:45, një qytetar i Ferizajt Ymri Nuhaj 38 vjeçar, me profesion punëtor, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura , në fshatin Balaj të Ferizajt .
Portofoli i përkiste Arta Gashit 30 vjeçare, mësimdhënëse nga Ferizaj.
Ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt.
Pas procedurave të verifikimit të pronares në prani të policisë, pronares i kthehen paratë ( 14.5 euro, 1 denar MKD dhe dokumentet e saj, letërnjoftimi i RKS, letërnjoftimi i MKD, patentë shoferi i RKS dhe 4 kartela bankare).
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin Ymri Nuhaj për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë./arbresh.info/
Nis mbledhja e Kryesisë, në rend dite caktimi i seancës së r...
Ministri i Jashtëm i Belgjikës nis vizitë 6-ditore në Ballka...
Janë anuluar seancat e planifikuara për këtë javë në gjyki...
SHBA dhe Irani mund të rifillojnë bisedimet këtë javë
Të paktën 11 të vrarë nga sulmet izraelite në Libanin jugor
Vritet 20-vjeçari në Suedi, raportohet se është shqiptar