Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është nisur për një vizitë zyrtare në Estoni.
Kjo vizitë ka ardhur pas ftesës që ka marrë nga autoritete shtetërore estoneze.
Kështu ka bërë të ditur presidentja Osmani përmes një postimi në Facebook, shkruan arbresh.info.
“ Rrugës për në Tallin, Estoni, për vizitë zyrtare me ftesë të autoriteteve shtetërore estoneze. Do të fokusohemi në bashkëpunimin bilateral, procesin e integrimit evropian dhe agjendën transformuese digjitale”, ka shkruar Osmani.
Ajo, ka bërë të ditur edhe përbërjen e delegacionit kosovarë, të cilët janë me të në këtë rrugëtim.
“Në delegacion me mua do të jenë edhe Mërgim Cahani (Gjirafa), Jeta Zagraxha (UCX) dhe Uranik Begu (ICK). Një mundësi e mirë për krijimin e urave të bashkëpunimit dhe promovimin e kompanive kosovare në vendin që njihet në nivel global për zhvillim të sektorit të teknologjisë informative”, ka bërë të ditur Osmani./arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...