Britania e Madhe ka aprovuar përdorimin e vaksinës Pfizer-BioNTech tek fëmijët e moshës 12-15 vjeç, duke thënë se është e sigurt dhe efektive në këtë grupmoshë dhe benefitetet që tejkalojnë rreziqet.
Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore në këtë vend njoftoi se kishte kryer një “rishikim rigoroz” të vaksinës tek adoleshentët.
Komiteti i vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar tani do të vendosë nëse fëmijët duhet të marrin vaksinën.
Vaksina Pfizer është miratuar tashmë për përdorim tek njerëzit e moshës 16 vjeç e lart, transmeton Klankosova.tv.
June Raine, shefe ekzekutive e Agjencisë Rregullative të Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) tha se siguria e vaksinës në moshat 12-15 vjeç do të monitorohet me kujdes.
“Asnjë autorizim nuk do të miratohet nëse nuk janë të përmbushura standardet e pritura të sigurisë, cilësisë dhe efektivitetit,” tha ajo.
Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) tani duhet të këshillojë qeverinë nëse kjo grupmoshë duhet të vaksinohet .
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...
Me Hamzën s’u morën vesh, Kurti të hënën takohet me Abdixhik...
Kurti: Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kemi propo...
Nga Dubai në Doha, Irani ka nisur një sërë sulmesh në mbarë ...
Reagon OKB pas sulmeve SHBA-Izrael në Iran: Rrezik për konfl...
Shtëpia e Bardhë zbardh detaje nga telefonata Trump–Netanyah...