Kryediplomati grek nuk përmend njohjen e Kosovës, thotë se e mbështet liberalizimin e vizave

12:04 | 4 Qershor 2021
A Z

Çështja e njohjes së Kosovës nga shteti i tij as nuk u përmend.

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias pas takimit që pati më Ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, tha se e mbështesin vazhdimin e dialogut Kosovës -Serbi por nuk e përmendi njohjen e Kosovës.

Ne takimin që patën më dyer të mbyllura temat që u diskutuan ishte bashkëpunimi ekonomik e tregtar.

“Ne jemi shumë afër dhe kjo është arsyeja pse sot kom ardhur këtu. Ne duhet të mbrojmë mjedisin tonë. Prania ime është këtu që Greqia për dy dekada ka punuar për integrimin në Ballkanin Perëndimor. Ne e mbështesim konferencën me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore dhe që Ballkani Perëndimor të mbetet në agjendën Evropiane. Ne besojmë që Ballkani Perëndimor i takon Evropës. Ne kemi qenë në favor të liberalizimit të vizave për ju dhe ne kemi mbajtur qëndrim në Këshillin e Ministrave. Kemi marr parasysh përpjekjet tuaj për luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit. Po ashtu vlerësojmë punën e EULEX-it. Greqia e mban një raport më Kosovën më qasje neutrale. Ne kemi zyrën e Kosovës në Athinë dhe përmes kësaj zyre  ne do të bashkëpunojmë. Është e qartë që e mbështesim dialogun mes Kosovës e Serbisë. Ftoj që ta arrijnë një zgjidhje të qëndrueshme. Unë jam në kontakte më përfaqësuesin  dialogut”, tha ai.

Pas këtij takimi ministri grek do të zhvilloj takim edhe me Presidenten e Kryeministrin e Kosovës.

Ai po qëndron në një vizit zyrtare në Kosovë./arbresh.info/