Kryeministri i Kosovës ka folur për akuza për punësime familje në Qeverinë e tij.
Ai ka thënë se ata nuk kanë bërë punësime familjare por emërime politike. Kryeministri ka thënë se punësimet familjare, grupore a partiake nuk janë vlera të qeverisjes së mirë dhe sipas tij këto kjo qeveri nuk i ka.
“Vendimmarrjes përmes mbiemrave të farefisit apo punësimit familjar, grupor a partiak nuk janë vlera të qeverisjes së mirë dhe këto nuk i kemi”, ka thënë më tej ai duke shtuar se “ne kemi bërë emërime politike, jo punësime familjare”, tha Kurti, kur është pyetur nga deputeti i PDK-së, Fadil Nura, cili ka përmendur disa nga të emrat që janë punësuar e që janë të afërt me ministra apo zyrtarë të qeverisë.
Kurti ka thënë se ministrat kanë të drejtë të vendosin për këshilltarët politik.
“Me këtë rast, ministrat i zgjedhin këshilltarët politikë që s’janë shërbyes civilë. Janë ose nga shoqëria civile ose nga komunitetet profesionale të Lëvizjes…. As shkelje të ligjit e as konflikt interesi s’ka në asnjërin rast”, ka thënë ai./arbresh.info/
Mungesa e karburantit, BE u bën thirrje turistëve: Mos i anu...
Goditje varësie nga gazi rus – SHBA synon forcimin e marrëdh...
Zotëriu i Parë në detyrë godet Vjosa Osmanin: Fotoja e Rugov...
KQZ në pritje të vendimit për datën e zgjedhjeve
Shqetësuese: Më shumë se dy të tretat e fëmijëve nën dy vjeç...
Tragjike në Pejë: Një person humb jetën në vendin e punës