Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, pas takimi me kryeministrin gjeorgjian, Irakli Garibashvili, ka deklaruar se vendi i tij mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë, raporton Anadolu Agency.
Gjatë konferencës së përbashkët për media me kryeministrin Garibashvili, presidenti Erdoğan theksoi se “Turqia e sheh Gjeorgjinë si çelësin e bashkëpunimit rajonal”.
“Do të doja të përfitoja nga ky rast për të përsëritur dëshirën tonë për të zgjidhur konfliktet në Abkhazi dhe Osetinë e Jugut me mjete paqësore dhe në përputhje me integritetin territorial të Gjeorgjisë”, tha presidenti Erdoğan.
Ai shtoi se Ankaraja mbështet bashkëpunimin rajonal midis Turqisë, Azerbajxhanit, Gjeorgjisë dhe Armenisë.
19-vjeçari në Ferizaj kapet duke vozitur me shpejtësi 106 km...
Muriqi pranon çmimin ‘Lojtari i Muajit’
Më shumë ministri, më pak gra ministre në qeverinë e re
Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme, IHMK paralajmër...
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029