Reperja e njohur shqiptare, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, Loredana Zefi, sapo ka publikuar një bashkëpunim me partnerin e saj, reperin Mozzik.
“Rosenkrieg” mban titullin kënga e dyshes, e cila për vetëm dy ditë ka kaluar shifrën e dy milionë klikimeve në YouTube.
Ajo pak pas lansimit të këngës së re ka dhënë një intervistë për revistën Grazia, ndonëse rrallëherë është e pranishme në media.
Si pjesë e intervistës, 25 vjeçarja kompletoi disa fjali duke zbuluar detaje të përditshmërisë së saj dhe për karrierën e një gruaje në industrinë e muzikës rap.
Më poshtë mund t’i zbuloni përgjigjet e saj:
Unë nuk do të dal nga shtëpia pa: celular, para dhe duke e ditur se kur do të kthehem në shtëpi, kur të keni një familje, kjo është absolutisht e rëndësishme
Kjo kritikë më formoi më shumë: gratë nuk kanë vend në rap. Nuk është kështu.
Në jetë dua që të arrij të jem një: familje të madhe, mundësisht pesë fëmijë.
Ajo që më bën të lumtur është: të kaloj më shumë kohë me familjen dhe të jem në gjendje të bëj pikërisht atë që më pëlqen ta bëj.
Kështu ka ndryshuar stili im që kur jam bërë nënë: Ndonjëherë vishem shumë lirshëm, herë përsëri më ‘cool’, herë si grua. Më pëlqen.
Jeta ime pa muzikë duket: E thjeshtë dhe e lehtë: Bosh.
Gjëja e parë që bëj në mëngjes është: ngrihem me vajzën time çdo mëngjes. Kohë vajzash.
Kjo më formoi në veçanti: Padyshim lindja e vajzës sime, por edhe vdekja e babait tim. Dhe kënga ime “Sonnenbrille”.
Idoli më i madh: vetvetja – natyrisht.
Ky është pasioni im i fshehtë: takat e larta. Blej mjaft, kurrë nuk i mbathë ato (qesh). Unë jam një fanse e madhe e këpucëve të rrafshëta.
Mozzik dhe Loredana u rikthyen bashkë gjatë vitit të kaluar dhe kanë së bashku një vajzë të quajtur, Hana.
Vijon kundërpërgjigja në disa fronte nga Irani, pas Bahreini...
SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Ajatollah Khamenei largohe...
Anulohen fluturimet në gjithë Lindjen e Mesme pas sulmeve të...
Ambasada e Kosovës në Riad: Kujdes maksimal për qytetarët ko...
SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Ministria e Jashtme thirrj...
PAMJE: SHBA-ja bombardon Iranin me një nga armët më të fuqis...