Manchester City dhe Chelsea do të kërkojnë sonte të mbyllin sezonin me trofeun me të veçantë për klube, Champions League.
City i Pep Guardiolës e kërkon për herë të parë në histori këtë trofe, derisa Chelsea për herë të dytë, pas triumfit në vitin 2012.
Pasi nuk arriti sukses vitin e kaluar me PSG-në duke humbur në finale nga Bayerni, Thomas Tuchel do të kërkojë sonte trofeun e parë në karrierë.
Në anën tjetër, Pep Guardiola ka vuajtur shumë që prej largimit nga Barcelona, pasi arriti për herë të parë në finale të Champions League që nga atëherë, derisa me katalunasit e ka fituar dy herë këtë trofe.
Këto skuadra njihen mirë mes vete pas tri përballjeve këtë edicion, ku dy herë ka triumfuar Chelsea dhe njëherë City dhe kështu, pothuajse tashmë dihen edhe formacionet e mundshme me të cilët dy trajnerët do të zbresin në fushë, raporton Gazeta Express.
CHELSEA:

MANCHESTER CITY:

Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Parashikimi i motit për të premten
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së