Ministria e Drejtësisë, në kandër të avancimit të reformës në drejtësi, sot ka mbajtur takimin për adresimin e çështjeve të rëndësishme për hartimin e projektligjit për Gjykatën Komerciale, angazhimin e të cilit e ka përshëndetur Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.
Duke folur për rëndësinë e këtij projektligji, Zëvendësministri Sallahu theksoi se Gjykata Komerciale është një ndër prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë dhe si i tillë do të trajtohet me angazhim të shtuar dhe brenda afatit legjislativ do të procedohet tutje, shkruan arbresh.info.
“Në takim, ndër të tjera është diskutuar për çështjen e dyshkallshmërisë së Gjykatës Komerciale dhe rolin e saj në shqyrtimin e lëndëve të natyrës komerciale të bizneseve dhe personave të tjerë juridik në Kosovë. Po ashtu u ngrit për trajtim çështja e mjeteve juridike, atyre të jashtëzakonshme, në veçanti revizionit si dhe u diskutua rreth çështjes së përzgjedhjes, kompetencave dhe kritereve të gjyqtarëve dhe kryetarit të kësaj Gjykate”, thuhet në njoftimin e MD-së.
Tutje, është diskutuar për profilet komerciale të ndarë në departamente dhe gjithashtu çështje të tjera të rëndësishme procedurale dhe përmbajtjesore.
Në takim është vlerësuar se miratimi i këtij projektligji, përveç rezultateve pozitive në drejtim të konsolidimit të kuadrit ligjor për Gjykatën Komerciale, projektligji do të sillte ndikim pozitiv për grupet e interesit, veçanërisht për investitorët dhe bizneset e huaja në vend duke prodhuar siguri më të madhe juridike dhe kësisoj duke ofruar më shumë edhe investime nga jashtë.
Me adresimin e çështjeve të tilla, Ministria e Drejtësisë do ta përmbyllë punën brenda afatit të paraparë legjislativ./arbresh.info/
Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trumpit
Aro Muric pasi u shpall “Lojtari i ndeshjes”: E dija që do t...
“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë n...
37 aksidente dhe mbi 1600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
U tërhoq nga uji nga një qytetar, policia jep detaje për gru...
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan