Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme.
09:00
Mbi 26 mijë nxënës të klasave të nënta i nënshtrohen testit të arritshmërisë. (Shkollat fillore në mbarë vendin)
10:00
Vazhdon ushtrimi ushtarak “DEFENDER – Europe 21” në Gjakovë. Merr pjesë, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj etj. (Babaj të Bokës, Gjakovë).
10:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere miraton planin e punës së Komisionit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203.
11:00
Përurohet libri “Zhvillimi Ekonomik dhe Shtetndërtimi” nga autori Ismail Kastrati. (Bibloteka Kombëtare “Pjeter Bogdani”, Prishtinë).
11:00
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA në bashkëpunim me kompaninë Butterfly, mban konferencë për medie për shënimin e Ditës së Higjienës Menstruale. (Bibloteka Kombëtare “Pjeter Bogdani”, Prishtinë)
11:00
Klinika e Neurologjisë dhe Shoqata e Neurologjisë së Kosovës, shënojnë Ditën botërore të Sklerozes Multiple 2021. (Amfiteatri i Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë).
11:00
Partia Demokratike e Kosovës-Dega në Mitrovicë mbanë konferencë për media. (Në selinë e partisë së degës në Mitrovicë)
12:00
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku ndan çmimet vjetore për teatër. (Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit).
12:00
Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë).
12:00
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, mban konferencë për medie. (Hotel “Emerald”, Prishtinë).
15:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton planin e punës së Komisionit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)./arbresh.info/
Ushtria meksikane vret udhëheqësin e kartelit të fuqishëm të...
4 milionë euro mbështetje buxhetore për Luginën e Preshevës,...
Parma ‘i bën nder’ Interit, mposht Milanin në ‘San Siro’
Rama: TRAM-i elektrik financohet nga sektori privat
Incidenti i armatosur në rezidencën e Donald Trump, FBI merr...
Rama ndan fotoalbumin e javës