Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje fushatën për zgjedhjet brenda partisë. Ai ka hedhur poshtë deklaratën që ka bërë më herët gjatë ditës ish-Presidenti Bujar Nishani se Basha ka pasur dijeni për shpalljen “non grata” të Berishës nga SHBA-ja.
Këto deklarata Basha i konsideron si sulme personale dhe thotë se janë të pavërteta dhe të drejta. Kryetari i selisë blu i konsideron shpifje dhe thotë se shërbejnë për të përçarë PD-në, por ai nuk do ta lejojë këtë.
“E kam nisur fushatën për zgjedhjet brenda partisë me bindjen se nga kjo garë duhet të dalim më të fortë dhe më të bashkuar. Kam refuzuar reagimet që nxisin përçarje edhe pse çdo ditë ndaj meje janë hedhur sulme personale dhe politike të pavërteta dhe të padrejta. Por çdo gjë e ka një limit. Ndaj sot hedh poshtë me neveri shpifjen e ulët të Bujar Nishanit. Inati e mllefi personal e ka një limit. Por sot ai limit është kaluar, sepse lidhet me një çështje që ka prekur thellë jo një individ, jo Sali Berishën por gjithë partinë tonë. Këto shpifje të ulëta i shërbejnë vetëm atyre që bëjnë gjithçka të përçajnë Partinë Demokratike. Dhe unë këtë nuk do ta lejoj”./tvklan.al
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje