Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev.
Ministrja Gërvalla e ka njoftuar ambasadorin Gudjev për prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës si dhe kanë diskutuar në përgjithësi për zhvillimet politike në vend dhe rajon.
Palët kanë vlerësuar se bashkëpunimi bilateral dhe raportet mes dy vendeve janë shumë të mira dhe njëkohësisht kanë konsideruar se duhet të rritet edhe më tej bashkëpunimi, me theks të veçantë në rrafshin ekonomik.
Çështja e menaxhimit të situatës me pandeminë Covid-19, ishte gjithashtu temë e diskutimit.
Ndër të tjera, gjatë këtij takimi, ambasadori Gudjev potencoi se shteti i tij përkrah integrimin euro-atlantik të Kosovës dhe gjithashtu anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare./arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...