Të arrestuarit të parë nga Gjykata Speciale, Salih Mustafa i është vazhduar masa e paraburgimit në kuadër të gjykimit që po i bëhet në Hagë.
Ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa është marrë vendim që t’i vazhdohet paraburgimi për një muaj.
Ky vendim është marrë gjatë ditës së martë.
Poashtu është theksuar që “Palët janë urdhëruar që parashtresat në lidhje me rishikimin e radhës të paraburgimit t’i dërgojnë deri më 5 korrik”.
Për rastin e Salih Mustafës i akuzuar për kinse krime lufte thuhet se mund të menaxhohet në mënyrë efektive vetëm duke qëndruar në paraburgim.
Salih Mustafa do të vazhdojë të jetë në paraburgim në kuadër të Speciales ndërsa i njëjti ishte i arrestuari i parë nga Gjykata Speciale në Kosovë. Ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, ndërsa më 28 tetor ai u shfaq për herë të parë në seancën dëgjimore të Gjykatës Speciale në Hagë.
Duhet përkujtuar që procesi gjyqësorë ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së në kuadër të Speciales është duke vazhduar, e në Hagë po vazhdojnë të mbahen edhe ish-presidenti, Hashim Thaçi, ish-kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ish-deputeti Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.
Sallahu: Arritjet konkrete kanë afruar Kosovën me standardet...
Haaland: Unë di një rekord, dhe ai është rekordi i golave të...
KQZ-ja i jep tender sërish kompanisë që printoi me gabime fl...
Sinjalet që tregojnë se Mali i Zi është afër anëtarësimit në...
FSK-ja realizon kursin “Medik Luftarak”
Tragjedi në Marok, shemben 2 ndërtesa, të paktën 19 viktima