Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde ka përgëzuar qëndrimin e Qeverisë së Kosovës për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal para takimit të Procesit të Berlinit.
“Të inkurajuar nga qëndrimi proaktiv i qeverisë kosovare për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal përpara takimit të Procesit të Berlinit me vizat e vendit të tretë dhe kartat e identitetit që udhëtojnë në rajon”, shkruan diplomati gjerman në Twitter.
Ndryshe, ndonëse nuk përmendet Mini-Schengeni, Qeveria Kurti 2 është zotuar të marrë pjesë në nismat rajonale vetëm si palë e barabartë. Mbështetur në programin qeverisës, Kosova do të përfaqësojë me profil të qartë dhe të pavarur interesat nacionale të vendit dhe qytetarëve të tij në formatet e ndryshme të bashkëpunimit rajonal.
Encouraged by proactive stance of Kosovar government to improve regional cooperation ahead of #BerlinProcess summit w third country visas and traveling w ID cards in region. All important steps promoting European integration through regional connectivity beneficial for citizens pic.twitter.com/ToUi8qCgIE
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) May 25, 2021
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...
Raportohet shpërthim në Doha, pak minuta pasi presidenti ira...
Aeroporti i Dubait nën sulm, pezullohen fluturimet
Presidenti iranian i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, n...