Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani priti sot në takim deputetin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, njëherësh edhe Kryetar i grupit të miqësisë Zvicër-Kosovë në Parlamentin e Zvicrës, Cédric Wermuth.
Duke e uruar për marrjen e detyrës, Wermuth konfirmoi gatishmërinë dhe disponimin e Zvicrës për ta mbështetur Republikën e Kosovës në përmbushjen e reformave. Duke folur për zhvillimet e fundit politike në vend, Presidentja Osmani foli për angazhimin e institucioneve të vendit për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit me vendet aleate, duke potencuar raportet e shkëlqyera me Zvicrën. Ajo theksoi se mërgata mbetet përherë lidhje e veçantë e Kosovës me Zvicrën. Sipas saj institucionet vendore janë të përkushtuara drejt intensifikimit të bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat.
Theks i veçantë në takim është vënë në menaxhimin e situatës me pandeminë. Presidentja Osmani deklaroi që Kosova ka nevojë për mbështetjen e miqve në mënyrë që kjo sfidë të adresohet me sukses, duke vënë theks të veçantë në mbështetjen për sigurimin e vaksinave./arbresh.info/
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...
Leonora ndaj Labit: Marre po më vjen, e sulmove Elijonën në ...
Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dh...
Fitore me rikthim e Milanit – vazhdon ta mbajë lidersh...