Drejtuesit e skuadrës së Aston Villas mësohet se i kanë ofruar Werder Bremenit 16 milionë euro për ta transferuar Milot Rashicën këtë verë, ka raportuar të hënën “calciomercato”. Werder Bremeni nuk arriti ta sigurojë mbetjen në Bundesligë, për çka gjasat janë rritur edhe më shumë për largim të Rashicës.
Edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, skuadra angleze kishte bërë ofertë për Rashicën, por ishin drejtuesit e Werderit që nuk e lejuan largimin e tij.
Interesim për futbollistin e Kosovës kanë shprehur edhe disa skuadra tjera në Gjermani, Angli, Itali dhe Turqi.
Rashica 24-vjeçar me Werderin ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm, ndërsa këtë edicion në 24 ndeshje në Bundesligë, ka shënuar tre gola dhe ka asistuar pesë herë
Mourinho ka dy lojtarë për krahun e majtë të mbrojtjes te Re...
Kuba goditet nga tërmeti më i fortë në gati 150 vjet
Mbi 19% e votave të numëruara: Kjo është pesëshja më e votua...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Temperatura deri në 29°C, parashikimi i motit për nesër
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin