Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në një takim miqësor, Cédric Wermuth, bashkëpresident i Partisë Socialdemokrate në Zvicër.
Wermuth e uroi kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës dhe përgjegjësive të reja, pas zgjedhjeve parlamentare. Ai theksoi mbështetjen për planet dhe synimet e qeverisë dhe shprehu mbështetjen e tij të plotë për Qeverinë e Kosovës.
Temë bosht e takimit ishte mërgata e Kosovës në Zvicër dhe rëndësia e bashkatdhetarëve në zhvillimin e vendit tonë. Gjatë takimit u vlerësuan lartë marrëdhëniet e afërta dhe miqësore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.
U bisedua për Grupin e Miqësisë Kosovë – Zvicër dhe Wermuth u shpreh i lumtur me mundësinë e një takimi të përbashkët mes deputetëve në fund të këtij viti.
Kryeministri Kurti, ndërkaq, e falënderoi deputetin zviceran për urimet dhe angazhimin e tij për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit./arbresh.info/

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...
Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri
Kujtim Hajdaj jep dorëheqje nga Guxo pas pakënaqësive, mbësh...
Maqedonci takohet me përfaqësuesen e NATO-s: Objektiv i Repu...