Nga java e ardhshme, në Maqedoninë e Veriut do të hapen edhe dy pika ku do të realizohet vaksinimi masiv kundër Covid-19.
Këtë e ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili tha se bëhet fjalë pika në Veles dhe Prilep, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Pika shtesë fillojnë me punë nga java e ardhshme për vaksinim masiv. Bëhet fjalë për Velesi dhe Prilepi. Besoj se edhe atje, sipas shembullit të qyteteve tjera, mirë do të realizohet vaksinimi”, tha Filipçe.
Pika të vaksinimit për momentin ka në Shkup, në Kavadar, në Kumanovë, në Tetovë, në Shtip, në Manastir, në Strumicë dhe Ohër.
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...