Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se përderisa pandemia po vazhdon dhe ende OBSH ende nuk e ka shpallur të mbyllur luftën me këtë virus, mosvazhdimi prej 30 eurove për pensionistët ka qenë i gabuar.
Ai tha se pensionistët, punëtorët shëndetësor dhe policia janë atakuar më së shumti nga Pandemia.
“E dimë që në Janar ka qenë vendimi për tre muaj, Ministër Murati, mendoj që nuk kishte prishur punë edhe nëse do ta kishin sjellë në rishikim të buxhetit të Kosovës, përderisa vazhdon pandemia dhe OBSH nuk e ka shpallur të përfunduar luftën me virusin, ka qenë e domosdoshme. Mosvazhdimi prej 30 eurosh ka qenë gabim”.
“Një vendim i tillë duhet të rishikohet, mirë që nuk ua zbrite krejt por kjo çështje është dashtë të mos bëhet si betejë politike por si angazhim i gjithë qytetarëve për shëndetin e këtyre kategorive dhe duhet të shihet si angazhim i jonë deri të paktën kur Kosova të arrijë të vaksinojë 50% të popullatës e sidomos moshat e shtyra”, tha Tahiri./arbresh.info/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran