Është duke u mbajtur vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për programin e Qeverisë Kurti.
Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka kritikuar Qeverinë gjatë seancës që po mbahet për planprogramin e ekzekutivit.
“E kemi lexu, e kemi analizu. I kishte 61 faqe, por asgjë përmbajtësore, e keni numëru edhe faqen e ballinës, por nuk kishte asgjë. Program dëshirash e fondesh”, tha Bunjaku-Rexhepi.
Po ashtu kritika bëri edhe deputetja e PDK-së Blerta Deliu.
Deputetja Blerta Deliu ka kritikuar Qeverinë Kurti për mashtrime elektorale që nuk i ka vendosur edhe në plan-programin qeverisës.
“Mashtrimi numër një, pushimi i lehonisë, është 12 muaj, në programin qeverisës nuk ekziston, mashtrimi numër dy, vaksinimi i 60 për qind të popullësisë, mashtrimi tre, bashkëpunimi me Shqipërinë për ballafaqim me pandeminë, mashtruat, s’ka asnjë bashkëpunim. Keni premtuar se do të paguani pagën minimale për të rinjtë që punësohen për herë të parë, por ai premtim nuk është as afër”, ka thënë ajo./arbresh.info/
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...
Humbje e hidhur e Romës, bie nga top katërshja
Parashikimi i motit për nesër