Ky është momenti kur nëndetësja kamikaze e Hamasit hidhet në erë nga një dron në sulmet ajrore të kryera nga ushtria izraelite – dhe ekuipazhi që ishte brenda një veture “neutralizohet”, në kohën kur bombardimet janë duke vazhduar në Gaza pavarësisht thirrjeve të Shteteve të Bashkuara për armëpushim.
Videoja është publikuar nga fluturakja izraelite, që shfaq dy shpërthimet nga fluturakja pa pilot që hedh në erë nëndetësen në ujë, që ishte shumë pranë disa shtëpive në veri të Gazës, shkruan Daily Mail.
Pamje tjera nga ajri shfaqin një veturë që përcillet dhe goditet nga raketa – duke e bërë rrafsh me tokë nga shpërthimi i fuqishëm.
Forcat izraelite kanë bërë të ditur se brenda veturës dhe nëndetëses ishin militantë të Hamasit, që ishin bërë gati për sulme mbi qytetet izraelite.
Kujtojmë që 212 palestinezë janë vrarë në Gaza nga java e kaluar, përfshirë 61 fëmijë.
E ushtria izraelite ka njoftuar se 120 anëtar të Hamasit, dhe 25 tjerë të “xhihadit islamik” janë vrarë në sulmet ajrore.
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës