Enver Hoxhaj i PDK-së, ka thënë se vendi po shkon drejt një katastrofe shëndetësore derisa ka thënë se programi qeverisës i Kurtit është bosh. Ai ka thënë se programi veç tjerash është ‘paçavër’.
“Vendi po lëvizë drejt një katastrofe shëndetësore, kryeministri do të duhej të udhëtonte për të siguruar vaksina. Kryeministri dhe qeveria i kanë braktisur qytetarët në pandemi sepse ky personalisht nuk ka guxim e as dije ta menaxhojë pandeminë”, ka thënë Hoxhaj në Kuvend.
“Ky është programi më i dobët, më i kotë, për përsëritje në vend të përmbajtjes. Albin Kurti sikurse foli edhe sot, kishte krijuar për disa vite bindjen dhe po bën përpjekje ta forcojë këtë bindje se sapo ta udhëheq qeverinë do ta bëj transformimin e madh politik dhe shoqëror në vend. Vetëm ai do të ishte në lartësinë e duhur për ta bërë këtë ndryshim. Kjo ka të bëjë me dicka tjetër. Çdo demagog dhe populist e ka talentin e veçantë me i bë reklamë vetes. Këtë material që e keni për debat, pa asnjë gram nuk është program, aty ku kërkohet guximi, ofrohet hezitimi, ku kërkohet pragmatizëm është populizëm. Programi është shmangie nga realiteti”, ka thënë Hoxhaj.
Muriqi i pandalshëm, realizon golin e radhës në La Liga
Mirlind Kryeziu transferohet tek Winterthur
Arrestohet gardiani i Burgut të Dubravës, tentoi të fuste dr...
Rrjedhje të ujit, ndalet nga operimi blloku A5
Vjedhja e argjendarit në Kaçanik, pesë të dyshuarit në parab...
Bombë në Superligën Saudite – Karim Benzema lë Al Ittihad pë...