Virologu gjerman Hendrik Streck pret që situata në lidhje me koronavirusin me siguri do të përkeqësohet në vjeshtë dhe se një valë e katërt është e mundur.
Streck paralajmëron se, megjithë zvogëlimin e numrit të të infektuarve, fitorja ndaj pandemisë nuk mund të deklarohet, transmeton portali arbresh.info
Në një deklaratë për të përjavshmen “Focus”, ai tha se vala e katërt e pandemisë mund të fillojë në vjeshtë dhe se deri atëherë është e nevojshme të përdoret koha për vaksinimet në maksimum.
Ai beson se vera, për sa i përket situatës epidemiologjike, do të shkojë mirë, por ai pret një rritje të re të infeksionit nga shtatori.
Ai tregon se çelësi i zgjidhjes është vaksinimi i një pjese të gjerë të popullatës.
“Ne kemi kaq shumë vaksina sa duhet të shtrohet pyetja nëse do të dhurojmë të paktën një pjesë,” shtoi Streck.
Virologu gjerman gjithashtu ka frikë se njerëzit e vaksinuar mund të infektojnë njerëz të pavaksinuar.
“Ne kemi rastin e mjekut të vaksinuar që u infektua dhe e infektoi familjen. Ky mund te jetë rast individual, por duhet të monitorohet”, tha ai./arbresh.info/
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...
Basha: Rugova e udhëhoqi popullin tonë në kohëra dhe rrethan...
Von der Leyen: E ardhmja e Groenlandës u takon vetëm banorëv...
Shefi i NATO-s thotë se po punon për zgjidhjen e çështjes së...
Kurti takohet me Kryeministrin e Luksemburgut, bisedojnë për...
Rikthehet në funksion blloku A3, KEK po operon me pesë njësi