Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, tha se në samitin e Brdo-Brijunit do t’u kërkojë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të vazhdojnë zgjerimin për Ballkanin Perëndimor në mënyrë që të evitohet ideja për ndryshim kufijsh.
“Konstatoj se ndërmjet udhëheqësve në Ballkanin Perëndimor deri te zvogëlimi i perspektivës evropiane kjo lidhet me ngadalësimin e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Zgjerimi i BE-së është domosdoshmëri, dhe se BE-ja e sheh këtë hapësirë si tërësi. Kjo do ta përforconte besimin e njerëzve në perspektivën evropiane, do të nxiste vullnetin politik për reforma dhe do ta evitonte rrezikun për të menduar ndryshime të kufijve mes shteteve”, tha Pahor.
Ai tha se testi i parë për BE-në rreth integrimit evropian të Ballkanit do të jetë të hënën.
“Në pjesën e dytë Sllovenia do ta udhëheqë presidencën e BE-së, do të dëshiroja që të paraqiteshin disa lëvizje pozitive në këtë drejtim. Testi i parë do të jetë takimi i së hënës në Brdo-Brijun. Para fillimit të samitit do t’i bëjmë edhe bisedat e fundit dhe takimi të jetë një porosi për BE-në dhe shtetet e Ballkanit”, tha Pahor.
Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Shkodër, dy të vdekur dhe k...
Policia e Kosovës arreston një person në kërkim nga autorite...
KQZ drejt fundit të numërimit: Ja kandidatët më të votuar de...
“Kishte rrëshqitur” – Policia jep detaje të reja për rastin ...
Të paktën 7 të vdekur dhe shumë të zhdukur pas fundosjen e n...
Tragjedia në Zvicër, vendi shpall 5 ditë zie kombëtare