Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, takoi Murat Sahin, udhëheqës i Zyrës së UNICEF në Kosovë dhe ekipin e tij. Gjatë takimit u zhvillua një diskutim i frytshëm për tranzicionin nga shkolla në punë dhe mundësitë e punës praktike për të rinjtë.
Ministri Murati njoftoi Sahin në prioritetet e Qeverisë së Kosovës në fushën e rritjes së punësimit të qëndrueshëm dhe skemat e planifikuara në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për të përmirësuar qasjen e të rinjve në tregun e punës, transmeton arbresh.info
Ndërsa, Sahin dhe ekipi i UNICEF shpalosën iniciativat e ndërmarra deri më tani për mentorim dhe aftësimin e të rinjve për qasjen në tregun e punës, me theks në programin e praktikës së punës të zbatuar nga UNICEF.
Sot, pas një mëngjesi të mrekullueshëm me mbërritjen e vaksinave kundër #COVID19, një diskutim i frytshëm po ndodh në…
Posted by Unicef Kosovo Programme on Wednesday, May 12, 2021
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...