Ministria e Jashtme e Kosovës, ka reaguar pas hapjes së një llogarie në rrjetin social instagram në emër të ministres Gërvalla.
Në reagimin e MPJ-së thuhet se postimet në këtë qendër nuk paraqesin qëndrimet e kësaj ministrie dhe as të ministres Gërvalla.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), njofton mediat dhe opinionin publik që përmbajtjet e publikuara nga llogaria në rrjetin social Instagram në emër të ministres Donika Gërvalla në këtë link : https://instagram.com/donika_gervalla_schëarz?igshid=om10o61ëv9k0 nuk i përkasin ministres, nuk janë qëndrime të saj apo MPJD-së.
Kjo llogari është e paautorizuar dhe e njëjta është e raportuar në organet kompetente”, thuheh në reagim.
Në këtë faqe ndër të tjera ishte publikuar lajme lidhur me zhvillimet në Palestinë, ku Gërvalla dënonte dhunën e Izraelit.
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...