Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, thotë se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi është rruga para për të dyja palët.
Linde këto deklarime i bëri teksa është takuar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Mirosllav Lajçak.
Ministrja e Jashtme suedeze thotë se si Kosova ashtu edhe Serbia duhet ta bëjnë dialogun prioritet.
“Një diskutim i mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Mirosllav Lajçak, për dialogun Beograd – Prishtinë të ndihmuar nga BE-ja. Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi është rruga para. Dy shtetet duhet ta bëjnë prioritet dialogun”, ka shkruar Linde në Twitter./arbresh.info/
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...