Tre aksidente të njëpasnjëshme kanë ndodhur në Tiranë, në harkun kohor të pak minuta.
I pari u raportua në rrugën “gjin Bue Shpata”, ku një biçiklist me inicialet V.Sh, 65 vjeç u aksidentua nga një makinë dhe u dërgua në spital.
Një këmbësore me inicialet B.J., 55 vjeçe u aksidentua Qafë-Kashar dhe përfundoi në spital. Ndërsa aksidenti i tretë ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës, ku një shofer me inicialet S.M., 40 vjeç humbi kontrollin e mjetit dhe u përmbys në rrugë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacione paraprake
Më datë 09.05.2021, rreth orës 14:10, në rrugën “Gjin Bue Shpata” mjeti me drejtues I. S., ka përplasur biçiklistin shtetasin V. Sh., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Më datë 09.05.2021, rreth orës 14:15, në Qafë Kashar mjeti me drejtues E. N., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen B. J., 55 vjeç, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Më datë 09.05.2021, rreth orës 14:20, në rrugën “Ndre Mjeda”, mjeti me drejtues shtetasin S. M., 40 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me pemën. Si pasojë është vetëdëmtuar i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë