Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani thotë se në rast se nuk konkretizohet me mbledhje ndërqeveritare, vendi do të vazhdojë me zbatim të një anshëm të plani aksionar me Bullgarinë.
Osmani tha se ky plan është dakorduar, por që i njëjti nuk është formalizuar me mbledhje ndërqeveritare me Sofjen zyrtare.
“Pres formimin e Qeverisë së atje që të tentojmë këtë plan ta formalizojmë në mbledhje ndërqeveritare. Nëse nuk do të ketë mundësi që në kuadër të qeverisë teknike të zbatohet, unë mendoj se do vazhdojmë edhe me implementim të njëanshëm të obligimeve tona nga plani aksionar në bashkëpunimin sektorial. Nuk mendoj se raportet duhet të jenë peng i proceseve zgjedhore dhe dinamikave të brendshme”, tha mes tjerash Osmani.
Hamza: Nuk e kuptoj pse kjo urgjencë kaq e madhe për buxheti...
Kurti pas takimit me Orav: E nevojshme që sa më parë të marr...
Nagavci: Ky është buxheti më i madh që ka pasur Republika e ...
Sulmet ukrainase me dronë ndërpresin energjinë në rajonet ru...
Nis seanca e Kuvendit për buxhetin
Rama: Refuzojmë ndërhyrjen në territorin kushtetues të pusht...