India është duke kaluar në një krizë të madhe dhe spitalet janë në kolaps për shkak të pandemisë. Në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 412 262 raste të reja me koronavirus, rekord i ri botëror që nga fillimi i pandemisë.
Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3980 persona nga Covid 19 në Indi.
Në 30 ditët e fundit, India ka regjistruar 8.3 milion raste.
Në spitale nuk ka shtretër dhe oksigjen, pasi numri i rasteve të reja rritet në nivele rekord çdo ditë, duke krijuar një krizë kombëtare me pasoja globale.
Sa më shumë që virusi përhapet, aq më shumë shanse ka për të krijuar mutacione duke kërcënuar edhe progresin e vendeve të tjera, paralajmërojnë ekspertët./albeu/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...