LAJMI I FUNDIT: Miratohet planprogrami qeverisës për vitin 2021-2025

15:53 | 7 Maj 2021
A Z

Qeveria e Kosovës ka miratuar planprogramin qeverisës për vitin 2021-2025 me vetëm një votë abstenim.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se prioritet primar do të jetë, menaxhimi i pandemisë dhe lehtësimi i pasojave të shkaktuara nga pandemia.

Në vijim keni disa nga zotimet kryesore të kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që u bënë të ditura gjatë mbledhjes së qeverisë:

Do të ndërmarrim vetting në polici, prokurori dhe pozita në intelegjencë.

Do të reforojmë skemat sociale dhe s’do ketë varfëri sociale.

Do të reformojmë sistemin pensional.

Do të sigurojmë shtesa për fëmijët dhe rimbursim për familjet e varfëra.

Do të ndërtojmë 160 çerdhe.

Do të sigurojmë banim të përballueshëm.

Paga minimale do të jetë 250 euro.

Do ta përmbyllim zhvillimin e sistemit informativ shëndetësor.

Do ta përmbyllim reformën e Administrës Publike.

Trepçën do ta bëjmë ndërmarrje fitimprurëse.

Deri në fund të mandatit do të angazhohemi për qasje në ujë të pijshëm gjithandej.

Në infrastrukturë do të mundësojmë finalizimin e lidhjeve kyqe dhe aksin Prizren – Tetovë.

Do ta ndërtojmë parkun tekno-industrial më të madhin në rajon.

Zhvillim do të jetë edhe mbështetja për fermerët.

Do të ndërtojmë një ekonomi të qendrueshme dhe siguri në ushqim.

Përmes krijimit të instrumenteve në investim do të sigurohemi që kapitali të kanalizohet në krijimin e vendeve të punës.

Siguria dhe shëndeti në punë me prioritet, do ketë pesëfishim të inspektorëve.

Do të aplikojmë dhe anëtarësohemi në Kartën e Adriatikut.

Do të bëjmë dialog parimor, të përgatitur e të përgatitur me Serbinë me marrëveshje për njohje reciproke.

Do të afrohemi dhe bashkëpunojmë ngushtë me Shqipërinë.

Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë në GJND.

Do të jemi të aftë për mbrojtje të sovranitetit.

Do të punojmë me përgjegjësi institucionale e transparencë radikale.

Do të zhvillojmë prioritetet për zhvillim gjithëpërfshirës.

“Këto prioritete do të zbatohen në bazë të mundësive buxhetore dhe i njëjti do të jetë në rishikim çdo vit”, tha Kurti.

 

Shpërndaje në rrjete sociale