Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe nënkryetarja Saranda Bogujevci, kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e shoqatës së personave me nevoja të veçanta “HANDIKOS”, Shoqatën Kosovare e të Shurdhërve dhe Shoqatën e të Verbërve të Kosovës, të cilët e njoftuan për sfidat me të cilat përballet ky komunitet në Kosovë.
Përfaqësuesit e këtyre shoqatave, të prirë nga Afrim Maliqi, drejtor i “Handikos”it, nënvizuan sidomos domosdoshmërinë e përkrahjes institucionale për krijimin e kushteve dhe plotësimin infrastrukturës së nevojshme ligjore për qytetarët me nevoja të veçanta.
Kryekuvendari Konjufca konfirmoi mbështetjen e tij dhe u zotua se nuk do të mungojnë angazhimet e përbashkëta për adresimin dhe jetësimin e të drejtave të kësaj kategorie të shoqërisë sonë./arbresh.info/


Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?