Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Ditën e Goranëve ka pritur përfaqësues të këtij komuniteti.
Osmani ka uruar komunitetin goran në ditën e tyre, duke i falënderuar për kontributin e tyre për diversitetin kulturor.
Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka theksuar mbështetjen e saj për fuqizimin e grave të këtij komuniteti në të gjitha nivelet, duke theksuar se problemet me të cilat përballet komuniteti goran janë të njëjta me të qytetarëve të tjerë të Republikës së Kosovës.
Ndërkaq përfaqësuesit e këtij komuniteti kanë theksuar se komuniteti goran ndihet pjesë e shtetit të Kosovës, ndaj kërkuan mbështetjen e institucioneve në mënyrë që të adresohen nevojat e komunitetit për punësim dhe zhvillim. Ata kanë potencuar rolin e rajonit të Gorës edhe në zhvillimin e turizmit në këtë pjesë.
Më tej, ata kërkuan rritjen e kujdesit institucional për komunitetin goran dhe vendbanimet e tyre, në mënyrë që rinia e kësaj ane të mos e braktisë Kosovën. Përfaqësues të këtij komuniteti kanë shfaqur shpresën se projektet zhvillimore që mbështesin komunitetin do të përkrahen edhe nga institucionet vendore.
Vizita në Emirate, Osmani ndanë pamje teksa fluturon me heli...
Ambasada amerikane merr pjesë në transferimin e autoritetit ...
Presidentja Osmani takohet me Ministrin e Jashtëm të Vanuatu...
Sa miliona mund t’i kursejë Juventusi, nëse Motta rikthehet ...
Bisedimet ShBA – Iran mbyllen pa marrëveshje, palët shprehin...
Nisin hetimet për manipulime të votave në Ferizaj, Shtime dh...