Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, në emisionin Pressing të T7, ka thënë për deputetin e Vetëvendosjes, Armend Mujën, se do duhej të ishte në burg.
Kjo për shkak se sipas tij, Muja ka shitur licenca të universiteteve private, ndërkohë që sot është kryetar i Komisionit për Financa.
Tahiri tha se Mujës i është vjetëruar lënda dhe i është parashkruar sepse s’ka mundur të gjykohej.
“Kryetari i Komisionit për Financa, (i VV’së) ai realisht do duhej të ishte në burg, sepse ai ka shitur licenca të universiteteve private — z. Muja, Armend Muja”, është shprehur Tahiri.
“Atij i është parashkruar lënda, parashkrim do të thotë se është vjetruar lënda edhe s’ka mundur të gjykohej”, ka thënë Tahiri.
“Ai asnjëherë s’ka qenë i yni, ai ka qenë një keqpërdorues”, shtoi Tahiri
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike