Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko thotë paralajmëroi blerjen e dy eko-anijeve.
“Planifikojmë të blejmë dy anije me kolektorë diellorë të cilët nuk do ta ndotin liqenin si dhe vendosjen e tre platformave që do të shërbejnë si porte, me çka do të vendoset linja me anije për në Ohër dhe Pogradec”, tha Merko.
Projekti do të financohet në kuadër të programit për bashkëpunim ndërkufitar të RMV-së dhe Shqipërisë, përmes Instrumentit për ndihmë para anëtarësimit IPA 2.
Ndryshe, linja Ohër-Strugë përmes ujit ishte vendosur në vitin 2014 po për pak kohë u hoq për shkak të interesimit të dobët./Telegrafi/
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...