Reperi nga Drenica, Don Xhoni, gjatë vitit të kaluar ishte bërë sensacion në rrjetet sociale e faqet rozë.
Kjo pas paraqitjes në emisionin “Gjoni Black”, në të cilin mori vëmendje të madhe me një ‘freestyle’ që më pas u bë viral gjithandej, shkruan portali arbresh.info
Një vit që nga debutimi në karrierë, artisti i njohur ka kujtuar të arriturat dhe punën e madhe që ka bërë marrë parasysh që akoma është një periudhë pandemie.
Përveç muzikës duket se reperi është merakli edhe në vetura duke i bërë vetës një dhuratë super luksoze.
Së fundmi ai ka pozuar pranë një makine të tipit “Range Rover”, ngjyrë vishnje.

“Maffia” ndërkaq mbetet realizimi i fundit i Don Xhonit i lansuar në fillim të muajit prill. /arbresh.info/
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...