Pas dy muajsh që nga lansimi i peticionit për pranim të Kosovës në platformën Netflix, Kosova është shtuar në listën e shteteve me kodin telefonik +383 në platformën më të madhe digjitale kinematografike
Lajmin e ka bërë të ditur inicuesi i peticionit, Sovran Hoti.
“Nuk u deshtën 200 mijë, me 37 mijë nënshkrime dhe rreth 2 muaj, Netflix e dëgjoi thirrjen tonë” ka shkruar Hoti në Facebook.
<
Para dy muajsh, Sovran Hoti kishte nisur një peticion “Add Kosovo as a country in Netflix” si formë për të njohur sovranitetin e Kosovës në këtë platformë.
Deri tash, Kosova në platformën më të madhe në botë të filmave dhe shfaqjeve televizive ‘Netflix’, konfiguronte si pjesë e Serbisë.
Kur qytetarët e Kosovës lidhen në ‘Netflix’, vendndodhja e tyre duket sikur të ishin në Serbi, edhe pse ata përdorin platformën nga Republika e Kosovës. Përveç kësaj qasja nuk mund të verifikohej as me numrin e telefonit me prefiksin e Kosovës, për shkak se Kosova nuk shfaqej në listën telefonike.
Prishtina ende në pritje të autobusve të rinj
Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do ...
CNN: Irani e ka filluar vendosjen e minave ujore në Ngushtic...
Atletico e Bayern me epërsi bindëse pas pjesëve të para, në ...
“Është e dashuruar në burrë të martuar”, banorët...
Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘N...