As hapja e procedurës diciplinore nga FFK për ekipin suharekas, Ballkanin nuk e ka zmbraps këtë të fundit për të vazhduar t’i mbrojë deklaratatat për kurdisje të ndeshjeve në Superligën e Kosovës në futboll.
Para dy ditëve, Ballkani shkroi një letër të hapur ku iu drejtua krerëve të vendit për siç po pretendojnë ata kurdisjet dhe dallaveret që po bëhen në Superligën e Kosovës.
Pas kësaj deklarate, Federata e Futbollit e Kosovës nisi procedurë diciplinore ndaj ekipit të Ballkanit.
“Inicim disiplinor ndaj FC Ballkani. Motivi: Në deklaratën publike ofendon dhe akuzon organet e FFK-së dhe klubet për kalkulime (manipulime) në ecurinë e ndeshjeve kampionale dhe për Kupë”, thuhej në vendimin e Komisionit të Garave.
Por, suharekasit nuk e kanë ndërmend të zmbrapsen. Ata sot lëshuan një tjetër deklaratë në lidhje me hapjen e procedurës diciplinore ndaj tyre.
Ata thanë se kanë kërkuar vetëm sensibilizim dhe drejtësi në elitën e futbollit kosovar.
Ky është reagimi i tyre i plotë:
REAGIM NDAJ INICIMIT DISIPLINOR
FC Ballkani, pas letrës së hapur të publikuar me datë 25.04.2021, ku ka shprehur…
Posted by FC Ballkani on Tuesday, 27 April 2021
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit